Fakte mbi Sklerozën Multiple (MS)
Çfarë është MS ?
Skleroza multiple ose skleroza e shumëfishtë (MS) është një sëmundje kronike autoimune e karakterizuar nga inflamacioni në sistemin nervor qendror (SNQ), duke rezultuar në demielinim, humbje të aksoneve dhe degjenerim progresiv të neuroneve. Sëmundja ka një kurs progresiv dhe rezulton në paaftësi/invaliditet të pakthyeshëm dhe aftësi konjitive (njohëse) të dëmtuar.
Shkaku i MS është ende i panjohur. Shkencëtarët besojnë se një kombinim i faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë kontribuojnë në rrezikun e zhvillimit të MS.
Përparimi, ashpërsia dhe simptomat specifike të MS në çdo person nuk mund të parashikohen ende. Shumica e njerëzve me MS diagnostikohen midis moshës 20 dhe 50 vjeç, me të paktën dy deri në tre herë më shumë gra sesa burra që diagnostikohen me këtë sëmundje.
Skleroza e shumëfishtë (ose MS) është një sëmundje kronike, shpesh paaftësuese që shkakton dëmtime në sistemin nervor qendror (trurit dhe palcës kurrizore). Simptomat mund të jenë të lehta, të tilla si mpirje në krahë dhe këmbë, ose të rënda, të tilla si paraliza ose humbja e shikimit.
MS mendohet të jetë një sëmundje e ndërmjetësuar nga imuniteti në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon mielinën, substancën yndyrore që rrethon dhe mbron fibrat nervore ose sistemi nervor qendror. Shpeshherë dëmtohet edhe fibra nervore.
Mielina e dëmtuar formon indin e mbresë (sklerozë). Kur ndonjë pjesë e mbështjellësit të mielinës ose fibrës nervore dëmtohet ose shkatërrohet, impulset nervore që udhëtojnë drejt dhe nga truri dhe palca kurrizore ndryshojnë ose ndalen.
Hulumtimet e fundit tregojnë se njerëzit me MS mund të jetojnë mesatarisht për shtatë vjet më pak se popullata e përgjithshme për shkak të komplikimeve të sëmundjes ose kushteve të tjera mjekësore. Vëmendja ndaj shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut ose kushteve të tjera mjekësore, si p.sh
si sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, që mund të kontribuojnë në shkurtimin e jetëgjatësisë.
Si diagnostikohet SM ?
MRI (imazheria me rezonancë magnetike)
Një makineri e quajtur skaner MRI fotografon trurin ose palcën kurrizore. Ju shtriheni në një shtrat që rrëshqet brenda në skaner, ku qëndroni nga disa minuta deri në një orë.
Duke përdorur fusha të forta magnetike dhe radio valë, ajo krijon një pamje të pjesës së brendshme të trurit ose palcës kurrizore. Në skaner, një specialist i SM mund të shohë çdo inflamacion dhe dëmtim që SM ka shkaktuar. Këto zona të dëmtimit quhen Iezione ose pllaka. Bërja e skanerit është pa dhimbje por mund të jetë pak e zhurmshme dhe mund të ndjeheni pak klaustrofobikë.
Skaneri me MRI është mënyra më e saktë për diagnostikimin e SM. Mbi 90% e njerëzve me SM diagnostikohen në këtë mënyrë.
Punktura lumbare
Gjatë një punkture lumbare, një gjilpërë futet në pjesën e poshtme të shpinës, në hapësirën rreth palcës kurrizore.
Merret pak lëng dhe kontrollohet për shenja që sistemi juaj imunitar ka qenë aktiv në trurin dhe palcën kurrizore (gjë që nuk ndodh nëse nuk keni SM). Këto shenja, të cilat mund të përfshijnë ‘antitrupal, tregojnë se ka shumë të ngjarë të keni SM.
Zakonisht bëhet anestezi për mpirjen e vendit ku futet gjilpëra. Por sërisht kjo mund të jetë e parehatshme dhe mund tju japë dhembje koke. Tani që kanë filluar të përdoren skanerat MRI, punktura lumbare përdoret rrallë.
Testet e 'provokimit të potencialeve’
Ky test mat shpejtësinë me të cilën mesazhet përcohen midis trurit dhe syve, veshëve dhe lëkurës. Nëse SM ka dëmtuar mielinën rreth nervave tuaja në këto pjesë të trupit tuaj, reagimet do të jenë më të ngadalta.
Për të bërë vlerësimin e syve juve ju tregohen modele në një ekran. Elektrodat matin se si reagon truri juaj ndaj asaj që shihni. Për të testuar dëgjimin, do tju jepet të dëgjoni Iklikel përmes kufjeve. Në një provë tjetër, ju jepen goditje të vogla në lëkurë (që ngjajnë si gjilpëra dhe gozhdë) dhe maten reagimet e muskujve tuaj.
Kur ju thuhet se keni SM
Kur ju zbuloni se keni SM kjo mund të sjellë emocione tv forta. Është e natyrshme të ndjehesh i frikësuar, i hutuar, i mërzitur ose mbingarkuar. Por ju mund të ndjeheni edhe të lehtësuar. Ndoshta keni pasur frikë se keni pasur diçka fatale si një tumor në tru. Më në fund e dini se çfarë nuk shkon dhe nuk është thjeshtë imagjinatë. Kështu mund të ndërmerrni hapa për t’u kujdesur për veten dhe të mendoni për trajtimin
Llojet e ndryshme të Sklerozës Multiple
SM e kujtdo është e ndryshme. Thënë kjo ne mund ta ndajmë SM në dy lloje:
Shumica e njerëzve kanë SM me relapse, me inflamacion në tru ose palcën kurrizore. Kjo quhet “SM me relapse”. Ka barna që mund të ndihmojnë me këtë.
Një numër më i vogël i njerëzve kanë SM që përkeqësohen në mënyrë të vazhdueshme me kalimin e kohës pa relapse ose inflamacion. Kjo është “SM progresive” dhe trajtimi është më i vështirë.
Më tej, SM mund të ndahet në këto lioje kryesore:
- SM me relapse dhe rikthime
- SM me progresion primar
- SM me progresion sekondar
Ndonjëherë ndarja midis liojeve të ndryshme është e vështirë edhe për vetë specialistët e SM.
Një ndryshim i madh midis tyre është pasja apo jo e relapseve.
Relapset
Shumica e njerëzve të diagnostikuar me SM fillojnë me relapse. Një relaps është kur, pas një periudhe të qëndrueshme të SM, sistemi juaj imunitar sulmon sërisht nervattuaja. Kjo shkakton inflamacion në veshjen e mielinës përreth tyre. Ky dëmtim ndalon sinjalet që udhëtojnë përgjatë nervave si dhe shoqërohet me shfaqjen e simptomave të SM.
Për ditë, javë ose muaj simptomat që keni pasur tashmë mund të përkeqësohen ose shfaqen të reja. Trupi juaj bën çmos për të riparuar mielinën e dëmtuar. Në këtë rast simptomat mund të përmirësohen ose të zhduken plotësisht. Ky rikuperim quhet “shërim”. Kjo mund të shoqërohet me mbetjen e disa simptomave, paaftësi ose dëmtime të nervave. Me kalimin e kohës bëhet më e vështirë për trupin tuaj që të riparojë dëmtimet pas çdo relapsi.
Mjekët besonin se gjatë relapseve të SM nuk shkaktohej asnjë dëmtim. Mirëpo tani dihet se edhe nëse nuk po kaloni një relaps, SM mund të dëmtojë nervat.
Pse janë të rëndësishme relapset
Nëse sëmundja juaj është me relapse kjo nënkupton se në trurin dhe shtyllën tuaj kurrizore po ndodhin procese inflamatore. Trajtimet e deritanishme të SM ndikojnë në inflamacionin dhe në relapset që e shoqërojnë. Këto trajtime përfshijnë terapitë modifikuese të sëmundjes (DMT). Marrja e tyre nënkupton relapse më të pakta e më pak serioze, si dhe mund të ngadalësojnë shpejtësinë e përkeqësimit të simptomave apo të disabilitetit.
SM pa relapse është akoma më e vështirë për tu trajtuar.
SM me relapse dhe rikthime
Me këtë lloj të SM ju keni relapse (simptomat përkeqësohen), të ndjekura nga shërimi eremisionii). Aftësia e kufizuar ose simptomat nuk përkeqësohen m relapseve, por pas çdo rikthimi mund të përfundojë më keq se më parë. Me kalimin e kohës trupi juaj e ka më të vështirë të rregullojë dëmin që sjell çdo relaps. Kështu që aftësia e kufizuar ose simptomat tuaja ka të ngjarë të përkeqësohen, veçanërisht nëse nuk filloni trajtimin.
Rreth 85% e njerëzve të diagnostikuar me MS kanë këtë lloj SM. Kryesisht diagnostikohet kur njerëzit janë në të njëzetat deri në pesëdhjetë vjec. Femrat e marrin atë më shumë sesa meshkujt për arsye që ende nuk jand të qarta. Tani ka një sërë barnash modifikuese të sëmundjes të cilat nnund të trajtojnë SM me relapse.
SM me progresion primar
Që nga fillimi, me SM me progresion primar zakonisht nuk hasen relapse. Kjo ndodh për shkak se ka shumë më pak inflamacion në këtë lloj SM. Përkundrazi, ajo sulmon nervat drejtpërdrejt, duke shkaktuar disabilitet (paaftësi) ose simptoma që zakonisht janë mjaft të ngadalta.
Rreth 10-15% e njerëzve me SM janë të prekur prej saj. Meshkujt janë po aq të prirur sa femrat të preken prej saj. Njerëzit kanë tendencë të diagnostikohen në të 40-at e tyre. Duke qënë se DMT-të që ne kemi aktualisht ndikojnë duke zvogëluar Inflamacionin, ato nuk kanë efekt në SM progresive.
Për disa njerëz (rreth 1 në 20) SM e tyre përkeqësohet në mënyrë të qëndrueshme (vazhdueshme), por ajo shoqërohet edhe me relapse. Kjo përfaqëson SM progresive me relapse. Trajtimet mund të ndihmojnë me inflamacionin që vjen me pjesën relapseve të këtij Iloji, por jo me pjesën progresive.
SM me progresion sekondar
Ju e merrni këtë SM vetëm nëse tashmë keni pasur SM me relapse dhe remitente. Trupi juaj nuk mund ta rigjenerojë më mielinën, kështu që modelit të relapseve të ndjekur nga shërimi i vjen fundi. lnflamacioni dhe relapset zakonisht ndërpriten ose ndodhin më rrallë.
Tashmë, SM tuaj tani dëmton drejtpërdrejt vetë nervat. Deri më tani disabiliteti ose simptomat tuaja ishin të qëndrueshme midis relapseve. Tashmë ato gradualisht përkeqësohen. Në të kaluarën, zakonisht duheshin rreth 20 vjet që Sm me relapse të shndërrohej në SM progresive.
Falë DMT-ve kjo po ndryshon më pak njerëz janë të prirur drejt SM sekondare progresive për ata që ju shfaqet SPMS, kjo merr mëtepër kohë që të ndodhë
Nuk është gjithmonë e lehtë për mjekët të dinë kur SM juaj është bërë progresive sekondare. Nëse paaftësia ose simptomat tuaja përkeqësohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë të paktën gjashtë muajve, atëherë ka të ngjarë që SM me relapse është bërë progresive sekondare.
Te askush SM nuk fillon si SM progresive sekondare. Ju mund të diagnostikoheni me të, pa kaluar më parë në një diagnozë të Sm me relapse. Kjo ndodh nëse më herët keni pasur simptoma të SM me relapse por ato janë neglizhuarapo keqdiagnostikuar.
SM beninje
Disa njerëzveju thuhet që kanë SM ‘beninje’. “Beninje” zakonisht do të thotë se nuk shkakton dëm. Simptomat mund të jenë shumë të buta, me pak ose aspak relapse. Deri në 30% të njerëzve me SM mund t`i përshtaten këtij përshkrimi.
Të quajturit “beninje” të SM, mund të jetë çorientuese. Nuk do të thotë që SM nuk po ju prek. Ju mund të mos keni shumë relapse, shumë disabilitet ose shumë simptoma, por mund të vuani nga lodhja ose problemet me të menduarit ose kujtesën tuaj.
Nga skanimet e MRI mund të shohim se edhe kur SM duket e butë nuk do të thotë se nuk është më aktive. Akoma mund të jetë duke dëmtuar trurin dhe palcën kurrizore edhe kur nuk keni relapse.
Në fakt, shumica e dëmtimeve që ndodhin në SM nuk vihen re dhe mund të përcaktohen vetëm me skaner.
SM ‘beninje’ papritmas mund të bëhet më aktive. Ju e dini se SM juaj është me të vërtetë beninje nëse kur shikoni prapa 15 vjet apo më shumë, shihni që SM nuk ju ka shkaktuarshumë probleme.
Trajtimi i SM
Ende nuk ka kurë për SM por ajo mund të trajtohet në mënyra të ndryshme. Ka trajtime për simptomat e shumta të SM. Këto përfshijnë barna, fizioterapi dhe terapi alternative ose plotësuese.
Ngadalësimi i SM dhe frenimi i relapseve
Një dallim afatgjatë që njerëzit me SM mund të bëjnë në jetën e tyre është të trajtohen me terapi modifikuese të sëmundjes DMT. Ato quhen modifikuese të sëmundjes sepse ndryshojnë rrjedhën e SM dhe jo vetëm trajtojnë simptomat.
Ato munden:
- Të ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën përkeqësohen disabiliteti ose simptomat
- Reduktojnë numrin e relapseve dhe i bëjnë ato më pak të ashpra
- Për disa njerëz këto barna mund të funksionojnë aq mirë sa nuk ka shenja që Sm e tyre është akoma aktive për momentin.
- DMT kanë patur efekt vetëm në SM me relapse. Për fat të mirë, në 2019, janë aprovuar disa barna të cilat veprojnë në SM progresive.
Trajtimi i relapseve
Disa relapse më të buta nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim të vecantë (thjesht vazhdojeni DMT nësejeni duke e marrë atë). Ju mund të përshpejtoni ndalimin përshkallëzimeve të relapseve më serioze, duke përdorur steroide për një periudhë të shkurtër. Këto merren si pilula ose endovenoze.
Pavarësisht nëse një rikthim është trajtuar apo jo, kjo nuk do të bëjë ndonjë ndryshim të madh në disabilitetin me të cilin ajo ju Rehabilitimi pas një rikthimi mund t’ju ndihmojë ta kaloni atë. Kjo përfshin fizioterapinë, terapinë profesionaie (okupacionale), këshilla për mënyrën e të ushqyerit dhe mbështetja në punë apo ndihma në shtëpinë tuaj.
Menaxhimi i simptomave Stresi
Ka shumë barna dhe terapi për trajtimin e simptomave të SM. Ato mund të mos zhdukin plotësisht një simptomë, por mund të lehtësojnë jetesën me të.
Fizioterapia mund të ndihmojë në rastin e ngurtësisë së muskujve. Terapia profesionale mund të ndihmojë me tremorin (dridhjet që ju nuk mund ti kontrolloni).
Terapia profesionale (okupacionale) nënkupton, të bëni rregullime dhe të gjeni zgjidhje praktike ose teknika për një simptomë të veçantë, në shtëpi ose në punë.
Disa njerëz me SM përdorin terapi plotësuese dhe alternative. Masazhi, refleksologjia, yoga, akupunktura dhe t’ai chi janë disa shembuj. Për shumë nga këto lioj trajtimesh nuk ka shumë prova që tregojnë se ato kanë një efekt. Disa njerëz thonë se mund të ndihmojnë me simptoma ose thjesht i bëjnë ata të ndjehen më mirë në përgjithësi.
Shumë njerëz me SM thonë se stresi ndikon në mënyrën se si ndjehen dhe se si mund ta përkeqësojë gjendjen e tyre. Ulja e niveleve të stresit mund të përmirësojë patjetër shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mënyrën se si ndiheni. Disa studime tregojnë një lidhje midis SM dhe stresit, por të tjerët jo. Disa tregojnë se stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë një rikthim.
Cfarë ushqimesh konsumoni
Një dietë e shëndetshme, e ekuilibruar është e mirë për të gjithë. Ushqimi shëndetshëm është një nga gjërat më të rëndësishme nëse përballeni me një gjendje afatgjatë si SM.
Shumica e njerzve me SM kujdesen për atë që hanë. Ata shpresojnë se kjo do të bëjë një ndryshim në sëmundjen e tyre, simptomat e saj dhe te numri i relapseve. Disa ndjekin “dietat speciale”, por ka shumë pak prova që këto kanë efekt.